Aksidenti me 46 të vdekur, Ziadin Sela: Jam i tronditur

Maqedonia

Aksidenti me 46 të vdekur, Ziadin Sela: Jam i tronditur

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Politikani shqiptar Ziadin Sela, ka reaguar pas aksidentit tragjik me të paktën 46 të vdekur në Bullgari.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia.

Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushëllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Sela

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat