Von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari: Evropa qëndron në solidarizim me ju

Maqedonia

Von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari: Evropa qëndron në solidarizim me ju

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:53
Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 46 jetëve në aksidentin në Bullgari.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari”, është shprehur ajo.

“Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime”.

“Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat