Filipçe: Në spital në Pirogov në gjendje stabile

Maqedonia

Filipçe: Në spital në Pirogov në gjendje stabile

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 09:42
Venko Filipçe

Të shtatë të lënduarit që pas aksidentit janë shtruar në spitalin Pirogov në Sofje janë në gjendje stabile shëndetësore dhe askush nuk është në rrezik për jetën, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Filipçe pas vizitës në spital së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka theksuar se vetëm një pacient ka tronditje të trurit për shkak të të cilit duhet të bëhen analiza shtesë dhe do të përcaktohet nëse do të duhet operim, shkruan MIA, përcjell “Bota sot”.

Ne vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të riparuara nga kolegët tanë, për të cilat dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. U pajtuam që këto ditë të jemi në kontakt që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, të mund të transferojmë pacientët për trajtim në Shkup”, tha Filipçe.

Sipas tij, në mesin e viktimave ka disa anëtarë të një familjeje, nga të cilët më e vogla është një vajzë e moshës 16 vjeç dhe të gjithë të tjerët janë të moshës 40-50 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat