Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekirja Mexhiti në një lidhje direkte ka thënë se gjendja e të lënduarve është stabile.
Mexhiti theksoi se kemi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, i cili është prononcuar para medieve shkurt duke thënë se gjendja e të mbijetuarve është stabile.
“Kemi deklaratën e para pak minutave të ministrit të shëndetësisë se Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë në spitalin ku janë duke u trajtuar të mbijetuarit, gjendja e tyre thuhet se është stabile”.
“Të gjithë pacientët janë shëndosh e mirë, dikush ka lëndime trupore, disa të tjerë edhe djegie, nuk mund të dimë se sa pacient se çfarë kanë pësuar”.
“Është një deklaratë shumë e shkurtër e ministrit të Shëndetësisë se të gjithë të mbijetuarit janë në gjendje stabile”, ka thënë Mexhiti.