Anulohen të gjitha aktivitetet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Anulohen të gjitha aktivitetet në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Foto aksidenti

Për shkak të tragjedisë së rëndë, ku humbën jetën 45 persona janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend në Maqedoninë e Veriut si dhe të gjitha takimet e planifikuara.

Kuvendi ka ngrirë të gjitha zhvillimet, ndërsa subjektet politike kanë anuluar takimet e planifikuara për sot.

LSDM dhe Alternativa kishin thirrur mbledhje të kryesive qendrore për të diskutuar zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare.

Megjithatë sipas njoftimeve jozyrtare këto takime janë anuluar për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat