Azem Sadiku: Mbi 20 viktima janë nga komuna jonë

Maqedonia

Azem Sadiku: Mbi 20 viktima janë nga komuna jonë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Azem Sadiku

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot në konferencë për shtyp tha se mbi 20 persona në aksidentin në Bullgarinë janë nga Komuna e Studeniçanit.

Ai shtoi se në mesin e viktimave janë edhe një nënë me katër fëmijë dhe motra e saj me dy fëmijë si dhe një mësimdhënëse me të bijën e saj.

“Është humbje e madhe për të gjithë ne, për gjithë shtetin dhe posaçërisht për Studeniçanin. Humbja është e madhe, shpreh ngushëllime, ndërsa Zoti i shpërbleftë me Xhenet viktimat”, u shpreh Sadiku.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat