Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në deklaratën e sotme për media tha se me plotë të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.
“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim…
Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.
46 persona humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari, ndërkohë shtatë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të autobusit.