Osmani: Spekulimet rreth shkakut të aksidentit, dëmtojnë procesin e hetimit

Maqedonia

Osmani: Spekulimet rreth shkakut të aksidentit, dëmtojnë procesin e hetimit

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Bujar Osmani

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me çrrastë kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike.

Me këtë raste bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmton procesin e hetimit.

“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë.

Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me çrrastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat