Prokurorja Ruskovska realizoi takim me ambasadorin e BE-së në RMV

Maqedonia

Prokurorja Ruskovska realizoi takim me ambasadorin e BE-së në RMV

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:44
Pamje nga takimi

Funksionimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekipi i kadrovik, si dhe planet e ardhshme në lidhje me zhvendosjen në hapësirat e reja, ishte temë e bisedës në takim mes prokurores Villma Ruskovska dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga ambasadori Dejvid Gir.

Takimi i njëorësh që u mbajt dje në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç thuhet në kumtesën nga Prokuroria, ishte me karakter protokollar.

Njoftimi:

“Duke theksuar kënaqësinë nga puna e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ambasadori Gir ofron mbështetje nga Bashkimi Evropian edhe për punë më efikase dhe efektive të kësaj Prokurorie”,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat