Gazetari nga Bullgaria, Ivan Knçev, theksoi se ai ishte ndër të parët që kishte mbërritur në vendin e aksidentit të autobusit nga Maqedonia e Veriut.
Knçev thotë se në ato momente autoritetet bullgare njoftuan për shpëtimin edhe të një personi.
“Dëshmitë e të plagosurve që ndodhen në spital, pasi kanë zbritur nga autobusi, kanë vërtetuar se ishin tetë persona, por vetëm shtatë prej tyre janë në spital. Për njeriun e tetë nuk dinë as autoritetet bullgare dhe as ato maqedonase, ai nuk është regjistruar askund.
Ajo që ne kemi mundur të zbulojmë është se gjoja Shaip Nauf al-Salah, me siguri ai është njeriu i tetë”, thotë Knçev.