Kryeparlamentari malazez në Shkup.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq.
Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim bilateral, ndërsa do të mbajnë fjalime edhe në konferencën rajonale me temën “Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor”.
Delegacioni malazez, i kryesuar nga Beçiq, do të mbajë takime edhe me kryetaren e grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, Dafina Stojanoska dhe me anëtarët e tij.