Bullgaria do t’i merr materialet për hetimin e aksidentit të autobusit

Maqedonia

Bullgaria do t’i merr materialet për hetimin e aksidentit të autobusit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Zëvendësprokurori publik në Prokurorinë në Pernik, Biser Jordanov Mihajjlov dhe hetuesi i Shërbimit hetimor nacional i Bullgarisë, Mlladen Hristov Petrov sot nga prokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski do t’i marrin materialet lidhur me hetimin dhe identifikimin e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ndërmarrja e materialeve, siç bënë të ditur nga Prokuroria publike, do të bëhet në ora 11:00 në hapësirat e Prokurorisë Publike.

Ndryshe, në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 persona.

Ndërsa, 7 të tjerë mbetën të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat