Ministri Filipçe: Shqyrtohen masat të cilat nuk do të rrezikojnë vendet e punës

Maqedonia

Ministri Filipçe: Shqyrtohen masat të cilat nuk do të rrezikojnë vendet e punës

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:15
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë ditëve të fundit po shqyrtohen masa për persoant e pavaksinuar që nuk do të rrezikojnë vendet e punës. Të martën, në mbledhje qeveritare do të propozohet masë e re.

“Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune”, tha Filipçe.

Ai thotë se do të propozohet masë e re dhe kjo do të jetë stimul për mjekët amë.

“Propozimi i mjekëve amë do të jetë stimul, përkatësisht kur do të tejkalojnë 70% e vaksinimit të pacientëve të mbuluar, do të shpërblehen me 30 denarë për pacient. Ky është propozimi yë”, tha Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat