Edhe tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali “Pirogov” .
Dhe të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.
Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.
Përndryshe, aksidenti i autobusit të Besa Trans Shkup u aksidentua më 23 nëntor nga udhëtimi prej Stambollit për në Shkup, ku humbën jetën 45 persona kurse 7 u lënduan.