Një ngjarje ka ndodhur në Shkup.
Një autobus i Ndërmarrjes për Transport Publik ka marrë flakë në Aerodrom të Shkupit.
Udhëtarët janë evakuuar me kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq, njësiti i zjarrfikësve ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin në pjesën e pasme të autobusit, pranë motorit.