Kovaçevski: Nëse unë zgjidhem kryetar, do të jem i hapur edhe për Maksim Dimitrievskin

Maqedonia

Kovaçevski: Nëse unë zgjidhem kryetar, do të jem i hapur edhe për Maksim Dimitrievskin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:57
Dimitar Kovaevski

Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaevski njëherit edhe kandidat për kryetar të LSDM-së në intervistën e tij për TV Sitel bëri të ditur planet nëse do të zgjidhet i pari i partisë.

Ai theksoi se ka mendim të lartë për të gjithë njerëzit në LSDM dhe do të thirrte ekspertë nga jashtë të cilët do të punonin për të mirën e shtetit.

“LSDM e ka potencialin më të mirë njerëzor në shtet. Sipas përvojës sime, do të mundohem t’i identifikoj kuadrot më të mirë edhe të marr ekspertë nga jashtë të cilët do të mund të marrin përgjegjësi”, tha Kovaçevski.

Në pyetjen nëse do të kthejë anëtarë të cilët janë të “ngrirë” nga anëtarësia, duke aluduar për kreun e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin, ai tha se nëse zgjidhet kryetar, ai do të mbetet i hapur.

“Do të ulem me njerëz me mendime të ndryshme për t’u marrë më e mira nga ato. Nëse unë zgjidhjem, do të jem i hapur”, tha Kovaçevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat