Orhan Murtezani, zëdhënësi i partisë Alternativa në një konferencë për shtyp ka thënë se partia e tyre ka vendosur të jetë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Në këtë mbledhje kryetari Gashi e njoftoi Kuvendin e partisë për bisedimet me kryeministrin Zaev dhe me shumicë të votave vendosi që të jemi pjesë e qeverisë. Mbrojtja e familjes, mbrojtja e çmimit të rrymës, zbardhjen e rasteve të montuara dhe zgjidhja e dilemave të rrugës sonë euro-atlantike” Murtezani tha se nesër do të diskutohet me kryeministrin për detaje dhe marrje të përgjegjësive në qeverine e Maqedonisë së Veriut” tha Murtezani.
Ai gjithashtu tha se Alternativa do të merr përgjegjësi në shëndetësi, arsim, drejtësi dhe energjetikë.
Kujtojmë se Alternativa ishte opozitë së bashku me Aleancën për shqiptarët.