668 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë

Maqedonia

668 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka sanksionuar gjithsej 668 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Prej tyre 111 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Ndërsa 11 makina kanë lëvizur 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Sipas raportit të MPB-së 253 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 415 jashtë mjediseve të banuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat