Bytyqi: TOP 100 kompanitë kanë ruajtur vendet e punës në kohë pandemie

Maqedonia

Bytyqi: TOP 100 kompanitë kanë ruajtur vendet e punës në kohë pandemie

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Fatmir Bytyqi

Në ngjarjen e organizuar nga Oda EKonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku do të zgjidhen edhe TOP 100 kompanitë më të suksesshme, foli edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në fjalën e tij, Bytyqi tha se TOP 100 kompanitë në kohë pandemia kanë ruajtur vendet e punës.

“Në vitin 2020 të gjithë u përballëm me sfida të mëdha për sa i përket ruajtjes së vendeve të punës, për të cilat qeveria mbështeti bizneset përmes 6 pakove ekonomike. TOP 100 kompanitë më të suksesshme, jo vetëm që e kanë ruajtuar numrin e të punësuarve madje këto kompani kanë një rritje solide prej 10% krahasuar me vitin 2019 ose anëtarët tuaj kanë rritur numrin e të punësuarve me 1022 vende.

Dhe treguesi i fundit, dhe jo më pak i rëndësishëm është niveli i investimeve të këtyre kompanive që për vitin 2020 është 73 milionë euro”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat