168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

168 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.478 testime për coronavirus, 168 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja 110 janë në Shkup, 9 në Kavadar dhe Koçan, Manastir 5, Kumanovë, Prilep dhe Ohër 3, Strugë, Negotinë, Makedonski Brod dhe Dojran 2 dhe nga 1 në Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kërçovë, Sveti Nikole, Resnjë, Berovë, Dellçevë, Bogdanci dhe Demir Hisar.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 275 pacientë të shëruar dhe 4 pacientë humbën jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 218.362 raste e COVID-19, ndërsa prej tyre ka pasur 204.960 shërime dhe 7.695 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 5.707 raste aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat