Reshjet intensive të borës gjatë orëve të natës kanë bërë që trashësia e saj në Kodrën e Diellit në Tetovë të mbërrijë në 85 centimetra, derisa në Mavrovë dhe Lazaropole është 26 centimetra.
Sipas Entit Hidrometeorologjik, në Kodrën e Diellit janë regjistruar temperature të ulta deri -6 gradë Celsius, derisa më pas vijojnë Lazaropole, Mavrova me -2 gradë, -1 gradë është regjistruar në Krushevë, Ohër, Pretor, Shkup, Prilep dhe Berovë, etj.
Edhe gjatë ditës së sotme priten reshje intensive të borës.
Ndërsa në pjesët e larta malore do të ketë reshje të borës.
Në Shkup gjatë tërë ditës do të ketë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperaturat maksimale do të jenë 5 gradë Celsius