Kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev ka pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Një ditë më parë pranoi edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Zaev dhe Pendarovski sic bëhet e ditur janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinofarm, ndërsa me të njejtën ishin vaksinuar edhe një pjesë e ministrave.
Po ashtu mësohet se edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipce dhe ministra të tjerë kanë pranuar dozën e tretë.
Ndërsa presidenti Pendarovski bashkë me kabinetin e tij kanë pranuar dozën e tretë. Ai bëri thirrje për vaksinim masiv si një mënyrë më e sigurt për ballafaqim me koronavirusin