Aleanca: Përgëzojmë Dimitar Kovaçevski për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i LSDM-së

Maqedonia

Aleanca: Përgëzojmë Dimitar Kovaçevski për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i LSDM-së

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

“Përgëzojmë z. Dimitar Kovaçevski për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i LSDM-së.

Ky legjitimitet i z. Kovaçevskit, i fituar sipas parimit një anëtar një votë, pa dyshim vjen me shumë përgjegjësi.

Veçanërisht në adresimin e krizave të shumta me të cilat po përballet vendi.

Z. Kovaçevski dhe lidershipit të ri të LSDM-së u urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e programit të prezentuar në kongresin e sotëm”, thuhet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat