82 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, shërohen 265 pacientë

Maqedonia

82 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, shërohen 265 pacientë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.211 testime, janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja, 61 janë në Shkup, Kavadar 9, Gjevgjeli 4, Manastir dhe Veles 2 dhe nga 1 në Prilep, Ohër, Vallandovë dhe Negotinë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 265 pacientë të shëruar dhe tetë të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 3 janë nga Shkupi dhe nga një në Pirlep, Manastir, Vallandovë, Makedonski Brod dhe Kërçovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 219.490 pacientë, ndërsa prej tyre 206.211 janë shëruar dhe 7.740 kanë humbur jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat