Deri në ora 16:00 në Kodrën e Diellit janë matur gjithsej 60 centimetra borë, 47 centimetra në Mavrovë, në Llazaropole 36 centimentra, 25 në Pozharan, 18 në Vinicë, 10 në Berovë, 8 në Tetovë dhe Kriva Pallankë, 3 në Strumicë dhe Pretor.
Deri në fund të ditës do të fryjë erë në drejtim verior që do të mbajë edhe gjatë natës.
Nesër pritet mot i acartë. Do të fryjë erë në drejtim verior me vranësira të ndryshueshme.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -4 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 1 deri 6.