Në Ohër kapet drogë në vlerë prej 300 mijë eurove

Maqedonia

Në Ohër kapet drogë në vlerë prej 300 mijë eurove

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në një aksion anti-drogë janë kapur 100 kilogramë marihuanë në vlerë prej 300 mijë eurove.

Nga MPB shtojnë se për rastin në fjalë është arrestuar një 37-vjeçar nga Ohri.

Ai ka tentuar të fut drogën nga Shqipëria.

“Gjegjësisht, Z.S. duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Ohrit, ka shkuar në fshatin Lubanishtë të Ohrit, me qëllim që të kryejë bartje të paautorizuar të drogës dhe në afërsi të vendit të quajtur “Ushine” nga disa shtetas të Shqipërisë ka marrë pesë çanta prej pëlhure të mbushura me marihuanë në pako të ndryshme, në sasi prej rreth 100 kilogramë”, shtojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat