Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot ka emëruar Boris Nastov si u.d drejtor në N.P. “Rrugë dhe rrugica”-Shkup.
Emërimi i Nastov vjen pas shkarkimit të Boban Crniçiq nga ky post.
Boris Nastov është inxhinier mekanik i diplomuar.
Ai ka përvojë shumëvjeçare në pozita drejtuese në N.P. “Higjiena Komunale Shkup” dhe në Ministrinë e Financave.