Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka parashtruar padi penale kundër N.Sh. (63) nga Ohri.
Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
“Ai, duke keqpërdorur pozitën e tij si i punësuar në Inspektoratin Shtetëror sanitar – shëndetësor, gjatë periudhës prej 2016 deri 2019 në 47 objekte juridike në mënyrë të paautorizuar ka lëshuar procesverbale për shkatërrim të produkteve shëndetësore.
Me çka u ka mundësuar të parashtrojnë kërkesë për kthim të TVSh-së”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër