Filipçe: Nuk do të ketë privatizim të Ndihmës së Shpejtë

Maqedonia

Filipçe: Nuk do të ketë privatizim të Ndihmës së Shpejtë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka folur në lidhje me akuzat se në ndryshimet e reja ligjore që ndodhen në procedurë kuvendare, është propozuar edhe privatizimi i Ndihmës së Shpejtë.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë për privatizim, duke shtuar se këto pohime janë spin politik. Filipçe thekson se sipas ligjit, ndihma e shpejtë mjekësore mund të ofrohet vetëm nga institucioni publik shëndetësor.

Filipçe ka theksuar se përveç institucionit publik shëndetësor, ndihmën emergjente mjekësore dhe stomatologjike e ofrojnë edhe institucionet private “Neuromedika”, “Zhan Mitrev Klinik”, ndërsa tani fillon edhe “Nikob”.

“Ne vetëm legjitimojmë atë që në fakt po ndodh në terren. Transportin privat që telefonojnë tani qytetari, e paguajnë nga xhepi i tyre dhe kështu do të vazhdojë. Fondi i Shëndetësisë nuk do t’i marrë këto përgjegjësi”, tha Filipçe.

Ai ka sqaruar se qytetarët nuk do të kenë shpenzime që nuk i kanë pasur deri më tani.

“Tashmë e kemi vënë në ligj atë që ka vite që po ndodh në terren. Ku është privatizimi këtu?”, thotë Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat