Snopçe: Nuk shohim se kjo garniturë politike të ndryshojë gjërat

Maqedonia

Snopçe: Nuk shohim se kjo garniturë politike të ndryshojë gjërat

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Halil Snopçe

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, në Rruga Drejt, ka thënë se ish-partneri i tyre, Alternativa nuk ka mundësi t’i ndryshojë gjërat derisa ka thënë se nuk sheh dritë në fund të tunelit, shkruan Alsat.

Ai ka thënë po ashtu, se kjo shumicë e re, nuk është si rezultat i një procesi demokratik, derisa ka theksuar se kjo shumicë është keqpërdorim i votës opozitare.

“Kjo shumicë e re nuk është si rezultat i një procesi demokratik, por kjo shumicë është një rezultat i keqpërdorimit të votës opozitare, të keqpërdorimit të votës antiBDI. Pra mendimi im është ky dhe nuk duhet ta harrojmë se opozita është baza dhe themeli i sistemeve demokratike.

Unë nuk shohë dritë në fund të tunelit që Alternativa do t’i arrijë ato predistpozita për të cilat deklarohet. Thonin se kanë informata të sigurta nga ndërkombëtarët se më 14 dhjetor marrim datën për nisjen e negociatave, u pa që data nuk u mor, ku janë ata diplomatë. Pra këto janë fakte të pamohushme, dhe nuk shohim se kjo garniturë politike të ndryshojë gjërat”, tha Snopçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat