​Grubi vaksinohet me dozën e tretë antiCOVID-19

Maqedonia

​Grubi vaksinohet me dozën e tretë antiCOVID-19

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:12
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka marrë edhe dozën e tretë antiCOVID-19.

Ai ka thënë se për ta rritur mbrojtjen nga virusi ka pranuar edhe dozën e tretë antiCOVID-19 meqë sic thekson kjo është e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin.

Grubi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar.

“Për ta rritur mbrojtjen nga virusi, pranova edhe dozën e tretë të vaksinës e cila mbetet e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin Covid19. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar”, ka shkruar Grubi në “facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat