Naum Stoilkovski: Ninxha është një hap e më afër daljes nga burgu

Maqedonia

Naum Stoilkovski: Ninxha është një hap e më afër daljes nga burgu

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 18:44
Naum Stoilkovski

Regjimi i LSDM-së dhe BDI-së dënoi mbi 200 vjet burg për deklaratën e Aleksandër Vasilevski-Ninxha dhe ai do të ecë i lirë në rrugë, akuzoi sot zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, i cili theksoi se Ninxha është falur nga Presidenti Pendarovski me propozim të ministres Mariçiq dhe kryeministrit Zaev.

“Deklaratat e Ninas ishin prova vendimtare dhe gjoja e pakundërshtueshme për Prokurorinë dhe gjykatën për kryerjen e përndjekjes politike. Dhe ky ishte roli, por edhe vlera e përdorimit të Aleksandar Vasilevski-Ninxhës. Njerëzit janë burgosur për më shumë se 200 vjet në bazë të deklaratës së Ninxhas, dëshmitarit të kurorës për karrierën politike të Ruskovskës dhe Kacarskës, ndërsa Ninxha i dënuar për terrorizëm është në prag të lirimit”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së.

Ai shton se Vasilevski e ka verdiktin më të vogël dhe vazhdimisht e shfrytëzon të drejtën për fundjavë.

Kujtojmë se Aleksandar Vasilevski – Ninxha u dënua me shtatë vite burg për cënim terrorist të rendit kushtetues për incidentet që ndodhën më 27 prill 2017 në Kuvend

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat