Hajredini: Janë harruar hetimet për tragjeditë e tmerrshme në të cilat u dogjën mbi 70 persona

Maqedonia

Hajredini: Janë harruar hetimet për tragjeditë e tmerrshme në të cilat u dogjën mbi 70 persona

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:43
Xhevdet Hajredini

“Kanë harruar tragjeditë, flasin vetëm për ministra dhe drejtorë”, ka komentuar ish-ministri Xhevdet Hajredini.

Ai shkruan në rrjetet sociale se nuk diskutohet asgjë tjetër, përveç një qeverie me një koalicion të zgjeruar dhe “të qëndrueshëm”, për sa më shumë deputetë, ministra dhe drejtorë.

“Ata nuk janë të interesuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndër më të mëdhenjtë në botë. Ata tashmë i kanë harruar hetimet për tragjeditë e tmerrshme në të cilat u dogjën më shumë se 70 persona, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël”, tha Hajredini.

Ai aludon për zjarrin që ra në spitalin modular në Tetovë, por edhe për aksidentin e autobusit që ndodhi muajin e kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona. Ndryshe, aktuale është Qeveria e re, e cila së shpejti do të formohet në vend dhe do të ketë ndryshime të kuadrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat