Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së sotme mes kryeministrit shqiptar, presidentit serb pas takimit trepalësh që patën për ”Ballkanin e hapur”.
Zaev kishte paralajmëruar dorëheqjen muaj më parë, pasi partia e tij humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal.
Ai shpalli edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes Social Demokrate.