Dhurata për pacientët më të vegjël në Klinikën për fëmijë

Maqedonia

Dhurata për pacientët më të vegjël në Klinikën për fëmijë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Babagjyshi i Vitit të Ri së bashku me super heronjtë Spajdërmen dhe Betmen, me rastin e Vitit të Ri vizituan fëmijët që mjekohen në Klinikën për fëmijë në Shkup.

Me ndihmën e litarëve disa vullnetarë të ekipit për shpëtim nëpër male pranë Kryqit të Kuq Shkup, të veshur me kostumet e super heronjve u lëshuan në ballkonet e Klinikës.

Ky aksion në mënyrë tradicionale po mbahet për të katërtën herë.

Nga Kryqi i Kuq thonë se do të mundohen ta vazhdojnë këtë traditë për shkak se, siç thonë, nuk mund të përshkruhet lumturia në fytyrat e fëmijëve kur super heronjtë i vizitojnë për tu dhënë dhurata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat