Pendarovski: Kovaçevskit duhet t’i jepet mundësia

Maqedonia

Pendarovski: Kovaçevskit duhet t’i jepet mundësia

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:51
Stevo Pendarovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski konsideron se kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për të cilën flitet se do të jetë mandatari i ardhshëh, duhet t’i jepet mundësia.

Sipas Pendarovskit, Kovaçevski nuk dihet si politikan për shkak se nuk ka pasur funksion më herët, por duhet t’i jepet mundësia.

“Duhet t’i jepet mundësia. Është fakt se ka përvojë të pasur akademike. Ka vite e vite stazh partiak në LSDM, atje e njohin. Mendoj se ka lidhje edhe me grupacione të ndryshme”, tha Pendarovski.

Kujtojmë se Kovaçevski u zgjodh kryetar i LSDM-së më 12 dhjetor pas dorëheqjes së Zaevit i cili hoqi dorë nga politika për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat