Pas kontrollit aksionar të kryer dje në territorin e vendit, MPB ka sanksionuar 229 drejtues të automjeteve për shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.
Siç informojnë nga Ministria, 11 prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara.
Kështu, 91 drejtues të automjeteve e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 138 në vend të pa banuar.
Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.