Prej sonte, për herë të parë këtë sezon fillon skijimi gjatë natës në Ski qendrën “Kodra e Diellit”.
Skijimi gjatë natës organizohet të premten dhe të shtunën, nga ora 19:00 deri në ora 22:00.
Çmimi i biletës është 700 denarë.
Sezoni dimëror i skijimit në Kodrën e Diellit fillon më 15 dhjetor me ngjarjen promovuese “Bardhësia e Sharrit – Bukuria e Sharrit”, për herë të parë në kuadër të Parkut të saposhpallur nacional Mali Sharr.