Kuvendi i RMV-së sot mbanë seancën e 59-të, në rend dite edhe ligji për punë të jashtme

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së sot mbanë seancën e 59-të, në rend dite edhe ligji për punë të jashtme

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën e 59-të.

Në rend dite të së cilës mes tjerash është edhe Projektligji për zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushtarake, në lexim të dytë

Në seancë do të shqyrtohen edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Arbër Ademi, Jovan Mitreski, Arta Bilali-Zendeli dhe Ilija Nikolovski.

Si dhe për ndryshimin e Ligjit për Kuvendin, me procedurë të shkurtuar të parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat