Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.

Nga fundi i ditës do të fillojë të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6 deri 12 gradë celcius.

Nga nesër vijojnë ditë me mot stabil me temperatura mbi mesataren ditore. Do të jetë veçanërisht ngrohtë gjatë fundjavës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat