Shtrenjtimi i ngrohjes qendrore, Bytyqi: Do të mësohet ditëve në vijim

Maqedonia

Shtrenjtimi i ngrohjes qendrore, Bytyqi: Do të mësohet ditëve në vijim

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Fatmir Bytyqi

Ende nuk është arritur marrëveshje për blerjen e gazit me çka nuk dihet se për çfarë çmimi do të blihet gazi dhe sa kjo do të ndikojë në rritjen e çmimit të ngrohjes qendrore.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ose nesër do të mësohet se me çfarë çmimi do të sigurohet gazi.

Do të shohim se me çfarë çmimi furnitori i gazit në vendin tonë do të sigurojë çmimin e përshtatshëm të gazit.

Negociatat ende nuk kanë përfunduar, me shumë gjasë sot ose nesër do të dihet se me çfarë çmimi është siguruar sasia e nevojshme gazit për periudhën e ardhshme”, tha Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat