Rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni

Maqedonia

Rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Bislimovski

Kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski njofton se nga 1 janari do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike/

Bislimovski theksoi se rritja reale e çmimit të energjisë elektrike do të ishte 25%

“Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëri do të shtrenjtohet për 9.48. Rritja reale do të ishte më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë shpenzime dhe Qeveria mori obligim për t’ju ndihmuar kompanive shtetërore në periudhën e ardhshme”, tha Bislimovski.

Bislimovski gjithashtu theksoi se nga 1 janari nuk do të ketë tarifë të lirë të energjisë elektrike gjatë ditës, por do të ngel gjatë natës dhe të dielave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat