​Maqedoni Veriore, energjia elektrike shtrenjtohet 9.48% nga janari

Maqedonia

​Maqedoni Veriore, energjia elektrike shtrenjtohet 9.48% nga janari

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Marko Bislimoski

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (ZRRE), Marko Bislimoski ka bërë të ditur sot se do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë Veriore me 9.48 për qind, ndërsa tarifa e lirë ditore do të hiqet nga 1 janari 2022.

Ai në një konferencë për media tha se ky është një nga vendimet më të vështira të Komisionit Rregullativ që nga themelimi i tij.

“Ngritja reale duhej të ishte diku 25 për qind, por KRRE-ja ka kërkuar nga gjithë aktorët e kësaj fushe solidaritet dhe arritëm që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të rritet 9.48 për qind”, tha Bislimovski.

Bislimovski gjithashtu deklaroi se tarifa e lirë gjatë ditës do të hiqet, por mbetet gjatë mbrëmjes dhe të dielave. Sipas tij, heqja e tarifës së lirë gjatë ditës ka qenë e domosdoshme, pasi në të kundërtën shtrenjtimi i rrymës do të shkonte në 14.23 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat