Ndërroi jetë ministri i parë i Mjedisit Jetësor, Marjan Dodevski

Maqedonia

Ndërroi jetë ministri i parë i Mjedisit Jetësor, Marjan Dodevski

Më: 3 janar 2022 Në ora: 17:19
Marjan Dodevski

Për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, sot ka ndërruar jetë ministri i parë i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Marjan Dodevski. Lajmin e ka bërë të ditur Ivanka Vasilevska e OBRM-PDUKM-së, në profilin e saj në Facebook.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sonte në Klinikën Shtetërore na la Marjan Dodevski.

Ai ishte shumë i përkushtuar për Maqedoninë, ministër i parë i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Në karrierën e tij ai kreu funksione të shumta partiake e shtetërore, por mbi të gjitha ishte babai i vajzës tonë Marija Dodevska”, ka shkruar Ivanka Vasilevska.

Dodevski ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2008 si dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat