6 janari ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Maqedonia

6 janari ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

6 janari 2022 (e enjte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni.

Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 6 janar është festa e Buzmit.

Njoftimi i Ministrisë:

Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 (e enjte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ua urojmë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat