Maqedonia e Veriut regjistron 4 raste me Flurona dhe 33 me variantin Omicron

Maqedonia

Maqedonia e Veriut regjistron 4 raste me Flurona dhe 33 me variantin Omicron

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:35
Disa qytetarë derisa lëvizin me maska mbrojtëse kundër COVID-19 në Maqedoni të Veriut.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën më 5 janar katër raste të qytetarëve të infektuar me Flurona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Flurona është një term i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe njëkohësisht me grip stinor.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se një rast është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private tek një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tre rastet e tjera janë regjistruar në Shkup. Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit stinor.

Disa vende të botës tashmë kanë raportuar rastet e para me Flurona duke ngritur kështu pikëpyetje të shumta se si dy viruset mund të ndikojnë tek personat e prekur nga COVID-19 dhe gripi stinor në të njëjtën kohë.

Të mërkurën më 5 janar, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,375 raste të reja me koronavirus ndërsa janë detektuar edhe 33 raste të reja me variantin Omicron duke çuar në 40 numrin e të infektuarave me këtë variant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat