Kufizimet në furnizimin me ujë në Tetovë zgjasin në periudhë prej pesë orësh

Maqedonia

Kufizimet në furnizimin me ujë në Tetovë zgjasin në periudhë prej pesë orësh

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ndërmarrja Komunale Publike (NPK) “Tetova” njofton se janë duke u vendosur kufizime në furnizimin me ujë për një periudhë prej pesë orësh.

Sipas informacioneve të tyre, nga 5 janari e deri më sot janë zbuluar dy defekte të cilat janë arsyet e humbjes së ujit të pijshëm nga ujësjellësi i ri.

“Me datë 05.01.2022 në rrjetin ujësjellës të Leshnicës ndodhi një defekt për të cilin u angazhuam dhe të nesërmen defekti u sanua , më pas duke vërejtur uljen e sasisë së ujit u lokalizua edhe një defekt tjetër si pasoje e rrëshqitjes së një pusete kontrolluese të rrjetit ujësjellës që dërgon ujin nga burimi i Leshnicës deri te stacioni i filtrimit në Lisec.

Sasia e ujit bashkë me bunarët arin deri me 160 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizimin normal dhe të barabartë për qytetarët tonë, kështu që gjatë natës jemi të detyruar të bëjmë restrikcion edhe atë nga ora 00:00 deri ne 05:00”, njoftojnë nga NPK “Tetova”.

Nga atje shtojnë se po punohet në teren dhe po mundohen që sa me shpejtë ta sanohen defektet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat