10 humbje jete dhe 813 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia

10 humbje jete dhe 813 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsejtë 549.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë gjithashtu për 998 pacientë të shëruar.

Ndërsa janë regjistruar edhe 10 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat