Ministria e Brendshme dje (14.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 256 masa, nga të cilat 40 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 29 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
Janë shqiptuar 23 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 sanksione për përdorim celular, katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor i kuq), shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për shofer fillestar, 68 për parkim ilegale”, njoftojmë nga MPB.
Nga MPB thonë se do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara edhe në ditët në vijim.