Përfundon debati i sotëm për zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Përfundon debati i sotëm për zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:43
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në Kuvend ka përfunduar sonte debati për zgjedhjen e qeverisë së re. Seanca do të vazhdojë nesër në orën 12:00.

Sipas OBRM-PDUKM-së opozitare, emrat individualë të propozuar në Qeverinë e re janë dëshmi se LSDM-ja nuk ka zgjidhje dhe nuk ka të ardhme për t’i besuar dhe partitë në pushtet besojnë se të gjitha premtimet janë realizuar.

Zgjedhja e Qeverisë kërkon shumicë të thjeshtë prej 61 votash dhe nëse votohet Qeveria e Kovaçevskit do të jetë e njëmbëdhjeta që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991.

Koalicioni i ri qeveritar përbëhet nga LSDM me partnerët e tyre në koalicionin parazgjedhor, BDI dhe PDSH, dhe më pas iu bashkua Alternativa, me gjithsej 64 deputetë në mbështetje të qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat